Linda - një zgjedhje për banim dhe afarizëm
Kur zgjedhim një banesë, mendojmë edhe për të ardhmen. Me këtë qasje janë konceptuar objektet 25 dhe 26 në Fushë Kosovë, të ndërtuara nga Al Trade, ku banimi modern kombinohet me hapësira të dedikuara për afarizëm.
Pozita pranë shkollave dhe zonave të frekuentuara e bën kompleksin të përshtatshëm si për familje, ashtu edhe për biznese. Lëvizja e vazhdueshme në zonë u jep vlerë të veçantë lokaleve dhe zyrave që ndodhen në përdhesë.
Në katet e sipërme ofrohen banesa funksionale, me ndriçim natyral dhe organizim praktik të hapësirës, ndërsa përdhesat janë menduar për veprimtari të ndryshme afariste. Ky kombinim krijon mundësi që shtëpia dhe puna të jenë pranë, por edhe që prona të shfrytëzohet si investim përmes biznesit apo qirasë.
Me qasje të lehtë, dukshmëri të mirë dhe hapësira të menduara për përdorim të përditshëm, objektet 25 dhe 26 ofrojnë një vend ku mund të jetoni, të punoni dhe të investoni.
Al Trade Center – Së bashku jemi të lumtur.
Për më shumë informacione:
Facebook: Al Trade Center,
Email: info@altradecenter.com,
Numrat kontaktues: 00800 77 770, 049 777 127, 049 318 676 dhe 044 976 777.


