Please enter at least 3 characters.

Linda Halimi ndërron emrin

2016/01/linda-halimi-nd-euml-rron-emrin_hd.jpg

Lajmin e konfirmoi vet këngëtarja në profilin e saj në Facebook.

Ajo krahas emrit ka paralajmëruar imazh totalisht të ri të saj.

“Emri im artistik nga sot ka ndryshuar: Lindita (emri im i vërtetë i lindjes) është emri me të cilin do të dal në skenën ndërkombëtare”.

“Linda Halimi është egoja ime e vjetër kështu që mësohuni me vajzën e re, Lindita. I thuani lamtumirë Linda Halimit. Imazh i ri nga unë”, ka shkruar Linda në Facebook.

Nuk dihet se sa do të përshtaten njerëzit dhe adhuruesit e saj me këtë ndryshim, por Linda po merr hapa konkret në depërtimin e saj në skenën ndërkombëtare që prej martesës me Big D dhe zhvendosjes në Amerikë. /Telegrafi/