Limaj: Bisedimet Kosovë-Serbi, temë mbi partitë politike, të flasim me një zë në këtë proces
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, i shoqëruar nga kryetari i grupit parlamentar të Nismës, Bilall Sherifi, kanë pritur në takim një delegacion britanik të kryesuar nga Andrew Page, Shef i Departamentit për Ballkanin Perëndimor.
Limaj ka thënë se bisedimet Kosovë-Serbi, temë mbi partitë politike dhe se do të angazhohet që Kosova të flas më një zë në këtë proces.
Për Kosovën, thotë Limaj, është shumë më rëndësi përfshirja sa më e madhe e Britanisë së Madhe, sepse kjo, sipas tij, i jep kredibilitet dhe siguri procesit.
Postimi i plotë i Limajt:Bisedimet Kosovë-Serbi, temë mbi partitë politike dhe ne do të angazhohemi që Kosova të flasë me një zë në këtë proces!Këtë qëndrim ia shpalosa delegacionit britanik të kryesuar nga Andrew Page, shef i Departamentit për Ballkanin Perëndimor si dhe Susan Laffey, zyrtare e Lartë e Sektorit të Analizës në Zyrën për Punë të Jashtme.Në takim me mysafirët nga shteti mik, Britania e Madhe, bashkë me kryetarin e Grupit Parlamentar të Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, biseduam për zhvillimet aktuale politike në vend, në veçanti për dialogun Kosovë-Serbi.Për Kosovën është shumë me rëndësi përfshirja sa më e madhe e Britanisë në procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, sepse kjo i jep kredibilitet dhe siguri procesit.Bashkërisht u pajtuam që dialogu mes dy vendeve është i paalternativë dhe se duhet gjetur rrugë deri tek arritja e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse mes dy vendeve që për epilog do të ketë njohjen reciproke./Telegrafi/


