Liga e Parë, grupet A dhe B: Rezultatet dhe renditja pas javës së pestë
22/09/2024
Liga e Parë po del të jetë interesante në këtë vit, me klube me emër në futbollin kosovar që janë pjesë e këtij niveli garash. Java e pestë solli derbi të fortë dhe rezultatet befasuese në disa ndeshje.Në Grupi A, derbi mes Trepçës ‘89 dhe Trepçës i takoi mysafirëve që fituan me rezultat 1-0 në ndeshjen e zhvilluar në “Riza Lushta”.Drenica dhe Liria kanë barazuar me rezultat 1-1 në një ndeshje të bukur të zhvilluar në “Bajram Aliu”.Rahoveci shënoi fitore si mysafir ndaj Mitrovicës me rezultat 4-2, ndërsa Vëllanzimi shpartalloi Istogun duke e mposhtur me rezultat 4-0.Rilindja 1974 ka shënuar fitore si mysafir i Besës së Pejës me rezultat 2-1 në derbin lokal.
Sa i përket Grupit A, tashmë Prishtina e Re po shkel çdo gjë, duke fituar kësaj radhe ndaj Vjosës me rezultat 5-0.Vushtrria ka shënuar fitore si mysafir i Fushë Kosovës me rezultat 3-1, ndërsa Dinamo ka shkatërruar Flamurtarin si mysafir me shifrat 6-0.2 Korriku ka marr tri pikë si mysafir, duke mposhtur Kikën me rezultat 3-1, ndërsa KEK-u dhe Ramiz Sadiku luajtën baras 2-2.
/Telegrafi/


