Please enter at least 3 characters.

Liga e Kombeve: Italia mposht Holandën, Polonia fiton ndaj Bosnjës

2020/09/GettyImages-1228392315.jpg
310:"AMSTERDAM, NETHERLANDS - SEPTEMBER 07: Nicolo Barella of Italy celebrates with team-mates after scoring the opening goal during the UEFA Nations League group stage match between Netherlands and Italy at Johan Cruijff Arena on September 7, 2020 in Amsterdam, Netherlands. (Photo by Claudio Villa/Getty Images)
12:"Getty Images

Janë zhvilluar ndeshjet e dyta në grupin 1 të Ligës A në Ligën e Kombeve, ku Italia ka fituar si mysafir ndaj Holandës.

Të besuarit e Roberto Mancinit edhe pse si mysafir ishin më të mirë se holandezët.

Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi Nicolo Barella me kokë, pas një harkimit të bukur të Ciro Immobile.

Ndeshje tjetër e këtij grupi ishte edhe ajo mes Bosnjës dhe Polonisë, në të cilën fituan polakët.

Edhe pse boshnjakët ishin në avantazh me golin nga penalltia të Haris Hajradinovic, nuk arritën ta ruanin rezultatin.

Kamil Glik barazoi rezultatin në 1-1 në fundin e pjesës së parë.

Golin e fitore për Poloninë e shënoi Kamil Grosicki në mesin e pjesës së dytë.

Italian e udhëheq grupin me 4 pikë, Holanda dhe Polonia kanë nga tri pikë, ndërsa Bosnja një pikë. /Telegrafi/