Please enter at least 3 characters.

Libri kthehet në bibliotekë pas 36 vitesh

Një libër u kthye në Bibliotekën Rajonale të Chantilly pas 36 vitesh dhe një udhëtimi në Greqi.

Sistemi i Bibliotekës së Qarkut Fairfax njoftoi rreth kthimit të librit.

“Harry, the Dirty Dog”, ishte në duart e disa diplomatëve që jetonin në Uashington.

Ata tani janë në pension në Greqi dhe libri u gjet nga djali i tyre në rafte.

Libra të tjerë janë kthyer në biblioteka pas dekadash në muajt e fundit, përfshirë një që mbërriti në Bibliotekën Publike të San Antonios pas 82 vjetësh. /Telegrafi/