Please enter at least 3 characters.

Leverkuseni i vendos çmim Baileyt, Roma e gatshme ta paguajë

2018/08/Leon-Bailey-e1533639955976.jpg
186:"SIEGEN, GERMANY - JULY 21: Leon Bailey of Leverkusen eyes the ball during a friendly match at Leimbachstadion on July 21, 2018 in Siegen, Germany. (Photo by Juergen Schwarz/Getty Images)
12:"Getty Images

Bayer Leverkuseni tashmë i ka treguar Romës çmimin e Leon Baileyt.

Klubi nga kryeqyteti italian tash e disa kohë është duke shfaqur interesim për xhamajkanin.

Ditë më parë edhe Bailey ka pranuar se për atë kanë shfaqur interesim shumë klube të mëdha.

Sipas Gazzetta dello Sport, klubi nga Bundesliga tashmë i kanë vendosur çmim 20-vjeçarit dhe të gjithë ato klube që duan shërbimet e tij duhet të paguajnë 50 milionë euro.

Bailey shënoi 12 gola në 34 paraqitje në sezonin e dytë të tij me Leverkusenin që kur iu bashkua atyre nga klubi belg, Genk.

Përveç Romës për sulmuesin kanë shfaqur interesim edhe dyshja e Ligës Premier, Chelsea dhe Liverpooli.

Përkundër çmimit të vendosur, Roma nuk është tërhequr, ajo ka shprehur gatishmëri ta paguajë dhe ta bëjë kështu Baileyn blerjen më të madhe në histori të klubit. /Telegrafi/