Please enter at least 3 characters.

Leopardi sulmon 4-vjeçaren në një cirk në Moskë, shpëton mrekullisht vogëlushja (Video)

2018/11/1-107-e1542145747597.jpg

Një vajzë 4-vjeçe është sulmuar nga leopardi në një cirk në Moskë - vetëm 10 ditë pasi një vajzë tjetër e vogël ishte sulmuar nga luani në një zonë tjetër të Rusisë.

Vajza kishte shkuar me shokët e klasës për të vizituar cirkun e Moskës, kur punonjësi i cirkut po kalonte me leopardin që zgjidhet nga litari, transmeton Telegrafi.

Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin kur leopardi sulmon vajzën, të cilën e kapë në qafë dhe fillon ta tërheq zvarrë nëpër korridor.

Por, po të mos ishte punonjësi i cirkut që reagoi në kohë dhe arriti ta kapë leopardin vajza sigurisht se do ta pësonte me jetë - megjithatë ajo pësoi disa gërvishtje në qafë. /Telegrafi/

<span></span>