Please enter at least 3 characters.

Lenjani: Me zemër për këtë fanellë

2016/06/Lenjani-1.jpg
12:"JEFF PACHOUD

Ermir Lenjani luajti edhe ndeshjen e tretë radhazi si titullar te Kombëtarja e Shqipërisë në Kampionatin Evropian.
Majtaku bëri disa depërtime mjaftë të mira, mirëpo kishte një rast të bukur për shënim edhe pse pastaj u kuptua se ishte pozitë jashtë loje.

Ai pas ndeshjes ka postuar një foto me fanellën e Shqipërisë dhe i ka bashkangjitur një mesazh asaj fotoje për tifozët kuq e zi.

“Me zemër për këtë fanellë, në zemër ju mbajmë juve kuqezinj. Të dua Shqipëria ime”, shkroi Lenjani.

Shqipëria arriti ta mposhtë Rumanin me rezultat minimal 1:0 për ta siguruar pozitën e tretë në Grupin A. /Telegrafi/