Legjenda turke fyen Mourinhon: Ti kërcen si majmun, nuk e fsheh dot dështimin
Jose Mourinho është sërish në qendër të vëmendjes së publikut turk pas derbit mes Fenerbahçes dhe Galatasarayt në Kupën e Turqisë.
Galata mposhti Fenerin në fushë si mysafir dhe kaloi në gjysmëfinale, ndërsa pas ndeshjes Mourinho kapi për hunde trajnerin e mysafirëve, Okan Buruk dhe shkaktoi skandal.
Mourinho tani e gjen veten nën sulmin e legjendarit turk, Nihat Kahveci, i cili e kritikoi ashpër.
"Disa trajnerë në vendin tonë shpikin justifikime që të mos komentohet performanca e tyre. A mund të justifikohet kjo? Çfarë do të thotë kapja e hundës?", deklaroi Kahveci.
"Këtë e shoh për herë të parë. Çfarë është kjo? Pse dikush do ta bënte atë? Ju u hodhët si majmun dhe gjithë komuniteti i Fenerbahçes ju mbështeti. Mourinho, dështimi nuk mund të fshihet me veprime të tilla", shtoi ai.
Kahveci ka kujtuar gjithashtu se sezonin e kaluar Fener fitoi 99 pikë në kampionat me trajnerin Ismail Kartal dhe se këtë sezon me Mourinhon nuk do t'i afrohen atij rezultati.
"Tifozët e Fenerbahçes, ju lutemi bëni këtë pyetje: Pse keni ardhur? Pyetni trajnerin, pyesni drejtuesit. Trajneri İsmail fitoi 99 pikë, pse u largua? Çfarë bëtë në një lojë të rëndësishme trajner? Nuk e di se çfarë ndodhi mes trajnerëve, Mourinho vjen dhe i kap hundët. Trajneri Okan hidhet në tokë. A e pamë edhe ne këtë?", pyeti Kahveçi.
Kujtojmë se Fenerbahçe ka shanse minimale për titull në Superligë, pasi aktualisht është gjashtë pikë prapa Galatasarayt dhe ka një ndeshje më pak. /Telegrafi/


