Please enter at least 3 characters.

Legjenda angleze, Ince: Pogba do të largohet në janar

2018/09/jose-mourinho-paul-pogba-manchester-united_4ja5ralz8a761fl4ipsm9byni.jpg

Paul Ince thotë se Paul Pogba do të largohet që në janar nga Manchester United, pas zënkave me Jose Mourinhon. 

Francezi ishte kthyer në klubin ku u rrit për 89 milionë funte (117 milion dollarë) gjatë verës së vitit 2016, ku kishte kaluar katër vite te Juve.

Legjenda angleze e futbollit Ince, beson se lojtari do të largohet.

"Nëse kjo do të ndodhte në drejtimin e Sir Alex, ai do të kishte thënë një gjë: ‘Ai do të largohet. Largojeni nga këtu tani’. Kjo pasi ai nuk do të lejonte që ekipi te prishej për shkak të sjelljes së Paul Pogbas”.

"Unë mendoj se fati i tij tashmë është mbyllur plotësisht dhe ai do të largohet në janar. Flasim për Mourinhon që do të shkojë para tij, por do të isha i hutuar nëse Ed Woodward e lejoi këtë gjë të ndodh”.

Paul Ince . (Photo by Shaun Botterill/Getty Images)

"Është koha që Woodward ta mbështesë Josen”, ka deklaruara Ince.

Pogba dhe Mourinho nuk janë duke e kaluar mirë këtë edicion, ku kanë pasur shumë zënka mes vete. /Telegrafi/