Please enter at least 3 characters.

"Led Zeppelin" sërish në gjyq lidhur me origjinalitetin e "Stairway To Heaven"

2019/06/LedZeppelin.jpg
700:"NEW YORK, NY - OCTOBER 09: Robert Plant, Jimmy Page, Jason Bonham and John Paul Jones attend premiere of "Led Zeppelin: Celebration Day" at Ziegfeld Theatre on October 9, 2012 in New York City. Led Zeppelin's John Paul Jones, Jimmy Page, and Robert Plant along with Jason Bonham attend premiere of Celebration Day at Ziegfeld Theatre in New York. Celebration Day captures their 2007 tribute concert for Atlantic Records Founder Ahmet Ertegun at London's O2 Arena. Film will be released worldwide on October 17, 2012 by Omniverse Vision on 1,500 screens in over 40 territories, it will then be available in multiple video and audio formats on November 19, 2012. (Photo by Kevin Mazur/Getty Images)
12:"Getty Images

Saga e gjykimit që tronditi muzikën e zhanrit rok është përsëri në faqet e para të mediave të planetit.

Disa vjet më parë, ish-anëtarët e grupit "Taurus" kanë ngritur një padi kundër grupit të famshëm rok "Led Zeppelin" për plagjiaturën e pretenduar të hitit të tyre më të madh "Stairway To Heaven".

Për disa vite, bendi legjendar udhëhoqi një betejë gjyqësore për të dëshmuar se kënga e tyre ishte vepër e anëtarit të tyre, kitaristit Jimmy Page, i cili shkroi muzikën dhe këngëtarit Robert Plant, i cili shkroi tekstin e një prej hiteve më të mëdha të regjistruara ndonjëherë.

Paneli i gjyqtarëve të Gjykatës së Apelit në SHBA ranë dakord për një dëgjim të ri nga anëtarët e grupit "Led Zeppelin", të cilët shpresojnë se ky do të jetë gjykimi i fundit që ata dëshirojnë të dëshmojnë se hiti i tyre është një vepër për të cilën kanë në pronësi të gjitha të drejtat e autorit.

Pas një gabimi të bërë nga gjyqtari, i cili e drejtoi çështjen vitin e kaluar, i cili kishte të bënte me një sqarim joadekuat të pjesëve të veprës së autorit, dhoma e gjykimit urdhëroi një proces të ri ditëve në vijim.