Please enter at least 3 characters.

LeBron James me 'double-double' në fitoren e Lakersave kundër Timberwolves

2018/11/GettyImages-1058994064.jpg
451:"LOS ANGELES, CA - NOVEMBER 07: LeBron James #23 of the Los Angeles Lakers attempts to quiet the crowd before two Josh Hart #3 freethrows during a 114-110 lead at Staples Center on November 7, 2018 in Los Angeles, California. NOTE TO USER: User expressly acknowledges and agrees that, by downloading and or using this photograph, User is consenting to the terms and conditions of the Getty Images License Agreement. (Photo by Harry How/Getty Images)
12:"Getty Images

Mbrëmë janë zhvilluar dhjetë ndeshje në ligën më të fortë të basketbollit në botë, NBA.

LeBron James ka arritur të triumfoj me skuadrën e Los Angeles Lakers duke e ngritur numrin e fitoreve në pesë.

Kësaj radhe viktimë e "Engjëjve" ishin basketbollistët e Minnesota Timberwolves, ku këta të fundit pësuan me rezultat 114-110.

(Getty Images)

Periudha e parë dhe e katërt i takuan skuadrës fituese ndërsa dy të tjerat përfunduan me rezultatet të barabarta 35:35, gjegjësisht 21:21.

Jamesit i mungoi vetëm edhe një asistim për të realizuar 'triple-double' në saje të 24 pikëve dhe dhjetë këcimeve. Kyle Kuzma dhe Brandon Ingram patën paraqitje të mirë në këtë ballafaqim. I pari realizoi 21 pikë gjersa një më pak e shtoi i dyti.

Derrick Rose ishte i pandalshëm në radhët e Minnesotas me 31 pikë gjersa u ndihmua Jimmy Butler që shënoi 24 sosh, por që nuk ishin të mjaftueshme për të shmangur humbjen e radhës.

Pas kësaj, Lakers tash ka bilanc prej pesë fitore dhe gjashtë humbje gjersa për Timberwolvesin kjo ishte fitorja e katërt dhe tetë humbje.

Ndryshe, Los Angeles në takimin e radhës do të takohen me Sacramento Kings (e shtunë) gjersa edhe Minnesota tre ditë më vonë (e diele) do të luajë me Kingsat. /Telegrafi/

Rezultatet tjera:Cleveland 86-95 Oklahoma City

Orlando 96-103 Detroit

Atlanta 107-112 New York Knicks

Miami 95-88 San Antonio

Indiana 94-100 Philadelphia

Memphis 89-87 Denver

New Orleans 107-98 Chicago

Utah 117-102 Dallas

Sacramento 105-114 Toronto