Please enter at least 3 characters.

LDK e Podujevës propozon gjashtë kandidatë për deputetë

2021/01/agm.jpg

Dega e LDK-së në Podujevë i ka propozuar gjashtë kandidatë për deputetë për zgjedhjet e 14 shkurtit.

Listës i prinë kryetari i degës, Agim Veliu, që është edhe ministër i Brendshëm në detyrë.

Kandidatët e propozuar për deputetë nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës - dega në Podujevë janë: Fidan Rekaliu, Ekrem Hyseni, Visar Hoti, Fatlume Jaha dhe Zahide Gërvalla.

Njoftimi u bë i ditur nga dega e LDK-së në Podujevë.