Please enter at least 3 characters.

Lazio në gjumë të thellë, pëson humbjen e tretë në tre ndeshjet e fundit

2020/07/GettyImages-1226272392.jpg
267:"ROME, ITALY - JULY 11: US Sassuolo Giacomo Raspadori with his teammates celebrates after scoring the team's first goal during the Serie A match between SS Lazio and US Sassuolo at Stadio Olimpico on July 11, 2020 in Rome, Italy. (Photo by Paolo Bruno/Getty Images)
12:"Getty Images

Lazio ka pësuar në shtëpi nga Sassuolo me rezultat 2-1, në një ndeshje të dobët të zhvilluar nga ana e kryeqytetasve.

Se Lazio do ta kishte të vështirë tregon edhe goli i shënuar nga Giacomo Raspadori në minutën e 9-të që u anulua vetëm pas rishikimit në VAR, por që ka krijuar shumë polemika.

Lazio shkoi në pushim në epërsi, pasi që Luis Alberto, shënoi në minutën e 33-të.

Në pjesën e dytë Sassuolo arriti të barazojë shifrat pas një aksion shumë të bukur.

Pamje nga ndeshja (Foto: Marco Rosi - SS Lazio/Getty Images)

Francesco Caputo asistoi te Giacomo Raspadori, ku ky i fundit shënoi në portën e zbazët për 1-1.

Krejt në kohën shtesë Sassuolo mori fitoren me një gol të Caputos për 2-1.

Kjo ishte humbja e tretë në tre ndeshje për Lazion që tani rrezikon ta humbas edhe pozitën e dytë, pasi ka 68 pikë, dy më pak se Atalanta që luan ndaj Juventusit sonte. /Telegrafi/