Please enter at least 3 characters.

Lazio fiton në San Siro dhe kualifikohet në finale të Kupës së Italisë

2019/04/Joaquin-Correa-e1556138453267.jpg
263:"MILAN, ITALY - APRIL 24: Tiemoue Bakayoko of AC Milan competes for the ball with Joaquin Correa of SS Lazio during the TIM Cup match between AC Milan and SS Lazio at Stadio Giuseppe Meazza on April 24, 2019 in Milan, Italy. (Photo by Marco Luzzani/Getty Images)
12:"Getty Images

Lazio fitoi në ndeshjen e dytë kundër Milanit me rezultat 0-1 në gjysmëfinale të Kupës së Italisë.

Mysafirët ishin më të mirë dhe kualifikimi i tyre në finale ishte i merituar.

Shanset e para për gol ishin nga vendasit të cilët rrezikuan me anë të Davide Calavrias, por Thomas Strakosha nuk lejoi ti tundet rrjeta. Lazio tentoi diçka në minutat e fundit të pjesës së parë, por nuk arriti të jetë konkretet dhe me rezultatin 0-0 përfunduan 45 minutat e parë.

(Foto: Marco Luzzani/Getty Images/Guliver)

Joaquin Correa shënoi golin e vetëm në këtë takim në minutën e 58-të pas asistimit nga Ciro Immobile.

Mysafirët edhe pse në epërsi në minutat e fundit të ndeshjes kishin shanse për të rritur epërsinë, por Pepe Reina bëri pritje të mira.

(Foto: Marco Rosi/Getty Images/Guliver)

Në finale Lazio do të luajë me fituesin e ndeshjes Fiorentina-Atalanta, ndeshja e parë mes këtyre ekipeve ka përfunduar 3-3. /Telegrafi/