Please enter at least 3 characters.

Lapaj: Mbi 10,500 të vrarë për prona gjatë tranzicionit shqiptar – politika përgjegjëse për konfliktet

2023/09/lapaj.jpeg
Skandali tek Onkologjiku, Lapaj: Krim shtetëror i kryer nga qeveria
Skandali tek Onkologjiku, Lapaj: Krim shtetëror i kryer nga qeveria

Kryetari i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka deklaruar se gjatë viteve të tranzicionit në Shqipëri janë vrarë mbi 10,500 persona për çështje pronësie, duke e cilësuar këtë një pasojë direkte të politikës dhe ligjeve të ndryshme të miratuara gjatë periudhës.

Komentet Lapaj i bëri në një intervistë për A2 CNN, duke komentuar edhe vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja brenda sallës së gjyqit në Gjykatën e Apelit në Tiranë.

“Po të mendosh sa vend i vogël jemi dhe sa shumë probleme prodhojmë në raport me pronën, duket sikur këtu jetojnë një miliard banorë. Unë mendoj se kjo është e qëllimshme nga klasa politike shqiptare. A e dini sa të vrarë ka pasur për çështjen e pronës në tranzicionin shqiptar? Mbi 10,500 të vrarë. Ky është fakt, janë vrarë njerëzit për një gardh, për një kanal,” tha Lapaj, duke theksuar pasojat e mosmarrëveshjeve për pronat.

Lapaj akuzoi politikën shqiptare për përgjegjësinë e konflikteve pronësore, duke përmendur ligjet që sipas tij kanë krijuar një plagë të hapur dhe konflikte të vazhdueshme:

“Së pari, politika miratoi ligjin 7501, pastaj ligjin për privatizimin e ish-ndërmarrjeve bujqësore, më pas ligjin për legalizimin e objekteve të ndërtuara në toka pa destinacion, dhe më pas e shtynë afatin e këtij ligji pafundësisht. Për të njëjtën pronë mund të ketë konflikt të trefishtë ose të katërfishtë. Kush e ka bërë këtë? Politika,” tha Lapaj.

Ai theksoi se pasojat e këtyre ligjeve janë shfaqur në forma të dhunshme dhe tragjike, duke krijuar tensione dhe përplasje mes qytetarëve që vazhdojnë të ndodhin edhe sot.

Lapaj u shpreh se situata aktuale, përfshirë edhe ngjarjen e fundit me gjyqtarin Kalaja, është dëshmi se çështjet e pronës mbeten një plagë e hapur në Shqipëri, dhe se vetëm politika duhet të marrë përgjegjësi për të parandaluar tragjedi të ngjashme në të ardhmen.