Please enter at least 3 characters.

Lampard zgjidhet mesfushori më i mirë sulmues në histori të Ligës Premier, lë pas legjenda si Scholes, Gerrard dhe Modric

2020/06/lampard-1.jpg

Frank Lampard ka mposhtur legjenda si Paul Scholes dhe Steven Gerrard për tu shpallur mesfushori më i mirë sulmues në historinë e Ligës Premier.

Emri i Lampard është krahasuar shpesh me ish-shokët e tij te kombëtarja angleze si Scholes dhe Gerrard në debatin më të gjatë në Ligës Premier.

Megjithatë, një listë e ka emëruar ish-lojtarin e Chelseat si më të mirin prej mesfushorëve me tipare sulmuese.

Sipas mediumi talkSPORT, 'Lamps' është lojtari më i mirë në pozitën e tij që ka luajtur ndonjëherë Ligën Premier.

Lampard u bë golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave kur ishte në Stamford Bridge, dhe është i pesti në listën e golashënuesve më të mirë të të gjitha kohërave në kampionatin elitar angleze me 177 gola.

Vetëm Alan Shearer, Wayne Rooney, Andrew Cole dhe Sergio Aguero kanë më shumë gola se ai tani dhe mesfushori më i afërt është Gerrard me 57 gola më pas.

Në listë pas Lampardit në listën e më të mirëve mbeten emra tjerë si David Silva, Yaya Toure, Cesc Fabregas dhe Luka Modric.

Më poshtë keni listën e dhjetë më të mirëve të zgjedhur nga talkSPORT:

1.Frank Lampard - 177 gola, 102 asistime2.Paul Scholes - 107 gola dhe 55 asistime3.David Silva - 54 gola dhe 83 asistime4.Steven Gerrard - 120 gola dhe 92 asistime

5.Cesc Fabregas - 50 gola dhe 111 asistime6.Kevin De Bruyne - 23 gola dhe 46 asistime7.Yaya Toure - 62 gola dhe 32 asistime

8.Juan Mata - 50 gola dhe 51 asistime9.Santi Cazorla - 25 gola dhe 35 asistime10.Luka Modric - 13 gola dhe 15 asistime

/Telegrafi/