Please enter at least 3 characters.

Lampard mohon largimin e Christensenit nga Chelsea

2020/01/GettyImages-1192483750.jpg
257:"LIVERPOOL, ENGLAND - DECEMBER 07: Andreas Christensen of Chelsea runs with the ball during the Premier League match between Everton FC and Chelsea FC at Goodison Park on December 07, 2019 in Liverpool, United Kingdom. (Photo by Clive Brunskill/Getty Images)
12:"Getty Images

Andreas Christensen është përfolur për një largim të mundshëm nga skuadra londineze Chelsea.

Mbrojtësi danez kërkoi largimin nga klubi anglez pasi hapësirat këtë edicion për të kanë qenë minimale.

23-vjeçari ka zhvilluar vetëm tetë ndeshje këtë edicion dhe është kërkuar nga skuadra të mëdha.

Milan, Juventus, Borussia Moenchegladbach dhe Barcelona kanë qenë duke monitoruar situatën e tij.

Por ka qenë vet trajneri Frank Lampard që ka konfirmuar se Christensen do të qëndrojë në klub, edhe përkundër interesimit që kanë shfaqur ekipet për të.

Andreas Christensen. (Photo by Michael Regan/Getty Images)

“Andreas më pëlqen si lojtar dhe ai do të qëndrojë me ne”, ka thënë fillimisht Lampard.

“Ka interesime për të, por ai është një lojtar i rëndësishëm dhe unë do ta mbajë. E vërteta është që ka konkurrencë të madhe në mbrojtje, por do të ketë hapësira për të gjithë”, ka deklaruar trajneri anglez.

Christensen cilësohet si një nga mbrojtësit më të talentuar, derisa ai është pjesë e Chelseat që nga kategoritë e reja kur iu bashkua në vitin 2012 nga Brondby. /Telegrafi/