LAMM: Nuk ka pritje të gjata kufitare nga ana e RMV-së
Qarkullimi në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme në rrugë të thata.
Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare në anën maqedonase nuk ka më vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi.
LAMM rekomandon rregullimin e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së komunikacionit të vendosur dhe menaxhimin e kujdesshëm të mjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumore dhe gryka, ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut.
Kjo veçanërisht vlen për segmentet Katllanovë - Veles, Mavrovë - Dibër - Strugë, Vinicë - Berovë dhe Koçan - Dellçevë.
LAMM informon se rruga Ohër – Resnjë, përmes Parkut Kombëtar Galicica, është e mbyllur për qarkullim për të gjitha llojet e automjeteve nga data 15 nëntor 2024.


