Please enter at least 3 characters.

Lajçak sot në Kosovë, takimi me kryeparlamentaren Osmani në 17:45

2020/05/vjosa-2-e1589806632272-780x439-1.jpg

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak sot do të arrijë në Kosovë, për të diskutuar rreth modaliteteve për rinisjen e dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

Zyra për media e Kuvendit të Kosovës në agjendën ditore për kryeparlamentaren ka bërë të ditur se takimi i Vjosa Osmanit me të dërguarin e BE-së, Miroslav Lajçka do të mbahet në 17:45.

Në njoftim thuhet se mediat mund të marrin pamje nga fillimi i takimit, ndërsa pas takimit, do të dërgohet komunikatë.  /Telegrafi/