Lahm: Vitet e ardhshme, edhe më të mira
08/06/2013
“Për mua, gjëja më e mirë është se jam i bindur se këto tri tituj nuk janë të fundit, por janë fillim i ri. Ne kemi ekip të jashtëzakonshëm, ne kemi top karaktere në ekip, mentalitet të mrekullueshëm dhe kemi kontrata afatgjate”.
“Ekipi do të qëndrojë i bashkuar dhe do të forcohet tutje, ndërsa klubi është i mrekullueshëm. Po vjen një trajner tjetër i klasit botëror. Kjo është ajo që ne duam. Ne jemi duke filluar një epoke të paharrueshme. Vitet tona më të mira janë para nesh”, ka thënë Lahm. /Telegrafi/


