Please enter at least 3 characters.

Lacroix: Xhaka është udhëheqës i lindur, e meriton çdo sukses

2018/11/Granit-Xhaka-kapiten.jpg
266:"LONDON, ENGLAND - OCTOBER 28: Granit Xhaka of Arsenal celebrates scoring his side's first goal during the Premier League match between Crystal Palace and Arsenal FC at Selhurst Park on October 28, 2018 in London, United Kingdom. (Photo by Mike Hewitt/Getty Images)
12:"Getty Images

Lojtari zviceran i Hamburgut, Leo Lacroix, ka lavdëruar Granit Xhakën, duke cilësuar si një "playmaker të vërtetë", i cili meriton të luajë për një nga klubet e elitës së futbollit.

Xhaka, 26 vjeç, tashmë ishte konsideruar si një nga mesfushorët më premtues të Evropës kur u largua nga Borussia Monchengladbach në Emirates në vitin 2016.

Ai që atëherë është bërë pjesë kyçe e ekipit të Topçinjve, duke luajtur në çdo lojë të Ligës Premier për klubin sezonin e kaluar dhe duke humbur vetëm një takim deri më tani në sezonin aktual.

Pavarësisht nga mosha e tij relativisht e re, mesfushori është shfaqur edhe në dy Kupat e Botës për Zvicrën, duke ndihmuar helvetikët të kalojnë grupet për herë të parë që nga vitet 1930; dhe Lacroix beson se rëndësia e tij për klubin dhe vendin nuk mund të tejkalohet.

"Unë kam luajtur me Xhakën në ekipet zvicerane të moshave U-18 dhe U-19, pastaj ai shkoi drejt ekipit të parë", ka thënë fillimisht për Goal.

"Ai ka cilësi të jashtëzakonshme, mund të bëjë dallimin me pasimet e tij, rikuperimin e topit dhe golat e tij. Ai është një udhëheqës [organizator] i vërtetë".

"Ai është kapiteni i Zvicrës dhe skuadra është ndërtuar rreth tij, ai luan rolin kryesor në Arsenal".

"Gjithçka që i ndodh atij është e merituar, sepse ai është një punëtor i vërtetë", përfundoi lojtari zviceran. /Telegrafi/