Please enter at least 3 characters.

Lacazette: Aubameyangun e kam mik dhe jo rival

2018/07/Lacazette-Aubemeyang.jpg
308:"LONDON, ENGLAND - APRIL 01: Pierre-Emerick Aubameyang of Arsenal celebrates after scoring his sides second goal with Alexandre Lacazette of Arsenal during the Premier League match between Arsenal and Stoke City at Emirates Stadium on April 1, 2018 in London, England. (Photo by Shaun Botterill/Getty Images)
12:"Getty Images

Alexandre Lacazette këmbëngul se e sheh Pierre-Emerick Aubameyangun si një mik dhe jo një rival, pavarësisht humbjes së vendit të tij në ekipin e parë të Arsenalit në gjysmën e dytë të sezonit të kaluar.

Lacazette u bë nënshkrimi rekord i Arsenalit në korrik të vitit të kaluar kur ata paguan te Lyoni 53 milionë euro.

Sulmuesi francez fillimisht u shfaq mjaft mirë duke shënuar katër gola në gjashtë ndeshjet e para të Ligës Premier.

Por, performancat e tij nuk vazhduan të përmirësohen dhe golat u venitën, gjë që rezultoi që Topçinjtë të thyejnë rekordin e tyre të transferimeve përsëri duke nënshkruar me Aubameyang për 64 milionë euro në afatin e janarit.

Lacazette dhe Aubameyang duke festuar një gol së bashku (Getty Images)

Ardhja e sulmuesit nga Gaboni bërë që francezi ta humb vendin e titullarit dhe u cilësua si e keqe për Lacazetten, por kështu nuk mendon edhe vet lojtari.

"Unë kurrë nuk thashë se ishte e keqe për mua", ka thënë fillimisht Lacazette, i cili shënoi dy herë në fitoren 5-1 ndaj Paris Saint Germain të shtunën.

"Vetëm njerëzit në shtyp thanë se ishte e keqe. Isha i lumtur sepse e dija se mund të luaja me të".

"Nuk e kam parë atë si një rival, por më shumë se një shoku i grupit. Kështu që unë nga fillimi isha i lumtur për nënshkrimin e tij", përfundoi sulmuesi francez. /Telegrafi/