Kylie Jenner tërheq vëmendjen me paraqitje provokuese teksa promovon koleksionin e ri Khy
Kylie Jenner ka tërhequr sërish vëmendjen në rrjetet sociale, këtë herë me një postim të ri në Instagram ku promovon koleksionin e ardhshëm të markës së saj të modës “Khy”.
28-vjeçarja është shfaqur në video pa bluzë dhe pa reçipeta, duke ekspozuar barkun dhe duke prezantuar pjesë nga linja e re me dizajne xhinsesh.
Në pamje, ajo shfaqet me flokët e lëshuar në nuanca të kuqërremta dhe një xhaketë të hapur, duke vënë në fokus veshjet e reja të markës së saj, shkruan DailyMail.
Vetë Jenner ka theksuar më herët se koleksioni i ri është shumë personal për të, pasi prodhohet pothuajse tërësisht në Los Angeles.
Ajo ka shkruar se linja është ndërtuar mbi baza të përditshme të rishikuara dhe të punuara me kujdes, duke vënë në fokus xhinsin si një nga elementet kryesore.
Në postime të tjera, Kylie ka ndarë edhe pamje nga Coachella, ku ka prezantuar veshje të dizajnuara për dy nga mikeshat e saj gjatë festivalit.
Marka “Khy”, e lançuar në nëntor të vitit 2023, pati sukses të menjëhershëm, duke gjeneruar miliona dollarë shitje brenda orës së parë të lançimit, ndërsa vazhdon të zgjerohet me koleksione të reja. /Telegrafi/


