Please enter at least 3 characters.

Kylie Jenner pozon në një fushatë provokuese për koleksionin e saj të ri të këpucëve

Kylie Jenner ka prezantuar bashkëpunimin e saj më të fundit me markën Khy, këtë herë me kompaninë italiane të këpucëve Gia Borghini.

Për fushatën e re, 29-vjeçarja pozoi në një set fotografik provokues, duke e vendosur në qendër të vëmendjes koleksionin e ri të këpucëve.

Në disa prej imazheve, Jenner shfaqet vetëm me këpucët, duke përdorur flokët e gjatë për të mbuluar trupin, shkruan DailyMail.

“E kam veshur për vite me radhë, kështu që ky më dukej i duhuri”, shkroi Jenner në Instagram, ndërsa prezantoi bashkëpunimin.

Ajo tregoi se këpucët janë punuar me dorë në Itali dhe se kishte rishikuar vazhdimisht çdo detaj të dizajnit derisa të arrinte rezultatin që dëshironte.

Koleksioni i ri do të jetë i disponueshëm nga 21 gushti në faqen e Khy.

Bashkëpunimi vjen pas projekteve të tjera të Jenner në industrinë e modës, përfshirë koleksionin e dytë të rrobave të banjës të krijuar së bashku me Frankies Bikinis. /Telegrafi/