Ky dhjetor do të mbahet mend falët Toyota-s
02/12/2025
Ky dhjetor do të jetë për t'u mbajtur mend falë Toyotas.
Tashmë kemi mësuar se një superveturë e re do të dalë në shitje, por rezulton se ka më shumë.
GR GT do të ndajë vëmendjen me një model me logon Lexus, dhe sikur të mos mjaftonte kjo, një veturë vetëm për pistë do t'u bashkohet atyre.
Një imazh i ri paralajmërues e vendos Toyotan, veturën rrugore në qendër të vëmendjes.
Ajo mund të mos e mbajë logon e Toyotas, pasi gjiganti i automobilave njoftoi së fundmi planet për ta bërë Gazoo Racing një markë më vete. /Telegrafi/


