Please enter at least 3 characters.

Kvaratskhelia realizoi gol në minutën e 22-të në ditëlindjen e tij të 22-të në javën 22-të të Serie A

2023/02/kvicha-1.jpg

Khvicha Kvaratskhelia mund të mos e ketë planifikuar festimin e ditëlindjes në mënyrën më të mirë.

Sot (e diel, 12 shkurt), gjeorgjiani e ka festuar ditëlindjen e 22-të, ndërsa në mbrëmje, Napoli e ka zhvilluar ndeshjen e javës së 22-të në Serie A.

Partenopei vazhdojnë të jenë liderë në kampionatin italian, ku kanë vazhduar me fitore bindëse ndaj Cremoneses.

https://twitter.com/eurofootcom/status/1624863686614548480

Dhe për ta zbukuruar mbrëmjen, golin e parë në ndeshjen e realizoi pikërisht Kvaratskhelia.

Rastësia e këndshme ishte se golin e shënoi brenda minutës së 22-të të ndeshjes, në ditëlindjen e tij të 22-të dhe në javën e 22-të të Serie A.

Ky ishte goli i 11-të (i nënti në kampionat) për Kvaratskhelian, i cili ka dhuruar edhe 14 asistime (11 në kampionat) në 23 ndeshje të zhvilluara ndërmjet Serie A dhe Ligës së Kampionëve (18 në kampionat). /Telegrafi/