Kush është Olivia Holder? Influencuesja që i ka rrëmbyer zemrën yllit të Chelseat, Cole Palmer
Futbollisti i Chelseat, Cole Palmer, prej një kohe është në një lidhje me influenceren bionde Olivia Holder.
Fotot e tyre të përbashkëta në rrjete sociale kanë tërhequr vëmendje dhe shumë i quajnë 'çift perfekt'.
Olivia është aktive në Instagram ku ka mbi 22 mijë ndjekës dhe numri i tyre po rritet vazhdimisht.
Ajo publikon shpesh pamje nga stadiumi, ku e ndjek Palmer-in në ndeshje, si dhe udhëtime nga destinacione si Dubai dhe Egjipti.
Në komente merr rregullisht komplimente nga ndjekësit.
Të dy u panë për herë të parë bashkë në dhjetor 2025, në një panair të Krishtlindjeve në Londër.
Pas lajmit për lidhjen, tifozët e përgëzuan yllin e futbollit në Instagram.
Ai ishte ndarë në qershor të vitit të kaluar nga ish-e dashura Connie Grace, gjithashtu influencere.
Përveç modelingut dhe jetës 'glamour', thuhet se Olivia e ka fenë një pjesë shumë të rëndësishme të jetës: shkon rregullisht në kishë, nuk mungon në meshën e së dielës edhe kur është me pushime, dhe ka ndarë postime ku shihet duke lexuar Biblën apo duke marrë pjesë në rite fetare.
Sipas një burimi për SunSport, ajo e vlerëson shumë besimin dhe është e vetëdijshme se 'bukuria nuk është gjithçka'. /Telegrafi/


