Kurti për marrëveshjen me LDK-në: Shpresojmë që gjithçka të shkojë mbarë e mirë
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, për marrëveshjen e arritur dje me LDK-në për çështjen e presidentit tha se shpreson që gjithçka të shkojë mbarë e mirë.
Kurti tha se po mundohen për të mirë, e po punojnë mbarë për këtë çështje, teksa paralajmëroi sot për një mbledhje të brendshme të VV-së, kurse nuk pranoi ta komentojë qëndrimin e deputetit të LDK-së, Abdullah Hoti, që doli kundër kësaj marrëveshjeje.
“Tash kemi me shku në një aktivitet tjetër, e kemi edhe një mbledhje të brendshme edhe gjithçka shpresojmë të shkojë mbarë e mirë sepse po mundohemi për të mirë e po punojmë mbarë. Shkolla “Ilir Konushevci” sapo u përurua, ky është lajmi sot”, tha Kurti, raporton KosovaPress.
Në anën tjetër, LDK ka mbajtur sot mbledhje ku unanimisht i është dhënë mbështetje marrëveshjes së arritur dje. /Kp/


