Please enter at least 3 characters.

Kurti në bisedë me komisionerin e BE-së: Në evropianët duhet të veprojmë me solidaritet ndaj njëri-tjetrit

2020/02/Konference-Albini-Kurti-foto-Ridvan-Slivova-8-e1583149830745.jpg

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me Komisionerin e BE-së, Oliver Varhelyi, të cilën Kurti e cilësoi si mjaft pozitive.

Kurti tha se me komisionerin Varhelyi janë pajtuar që të veprojmë me solidaritet ndaj njëri-tjetrit në kohë të vështira.

Kryeminstri shkroi në Twitter se e ka njoftuar komisionerin e BE-së, se Qeveria e Kosovës po bën gjithçka që është e mundur për të parndaluar përhapjen e coronavirusit (COVID-19)

“Kam pasur një telefonatë pozitive sot me komisiorerin e BE-së, Oliver Varhelyi. U pajtuam se ne evropianët në kohë të vështira duhet të veprojmë me solidaritet ndaj njëri-tjetrit. Unë e njoftova se Qeveria e Kosovës po bën gjithçka që është e mundur për të parandaluar virusin COVID-19”, shkruan Kurti. /Telegrafi/