Kurti feston në Fushë Kosovë: Fituam 7 komuna - të gjithë u bashkuan kundër LVV-së
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti, ka festuar fitoren e partisë së tij në komunën e Fushë Kosovës, ku kandidati i LVV-së, Valon Prebreza, doli fitues.
Në një postim për media, Kurti theksoi rëndësinë historike të kësaj fitoreje:
“Pas më shumë se dy dekadave, LVV e bëri ndryshimin e madh me Valon Prebrezën në Fushë Kosovë. Valoni do të sjellë demokraci, dinjitet dhe barazi për të gjithë.”
Kryetari i LVV-së foli gjithashtu për rritjen e numrit të komunave që partia ka fituar gjatë zgjedhjeve lokale në Kosovë:
“Në vitin 2013 kemi marrë pjesë për herë të parë në garë dhe kemi fituar vetëm një komunë. Në vitin 2017 kemi fituar tri komuna, në vitin 2021 kemi fituar 4 komuna, derisa sot kemi fituar në 7 komuna.”
“Është e qartë që kemi fituar në Mitrovicë, në Fushë Kosovë dhe në Obiliq… Te gjithë të tjerët janë bashkuar kundër VV-së. Pra Vetvënedosje është ballafaquar me të përbashktën e tyre e cila është një situatë e paprecedent në historinë politike-elektorale të Kosovës. Ky është sukses i Lëvizjes Vetëvendosje dhe i qytetarëve”, u shpreh tutje Kurti./Telegrafi/


