Please enter at least 3 characters.

Kur Ramiz Alia ishte në burg (Foto)

Ramiz Alisë dhe disa zyrtarëve të lartë të ish-regjimit komunist iu bë një proces farsë, ku u ngrit akuza “për shpërdorim të fondeve shtetërore”.

Alia u vendos në arrest shtëpie në gusht 1992 dhe u arrestua zyrtarisht në shtator 1993.

Në maj 1994 ai doli në gjyq dhe mori fillimisht një dënim 9-vjeçar.

Gjykata e Apelit ia reduktoi në kohë rekord dënimin në 5 vjet.

Më 30 nëntor, Gjykata e Kasacionit e reduktoi me të njëjtën urgjencë dënimin edhe me tre vite të tjera.

Përfundimisht më 7 korrik 1995, Ramiz Alia u lirua.

Vdiq më 7 tetor 2011 në Tiranë nga një komplikacion në mushkëri në moshën 86 vjeçare.

U varros me homazhe shtetërore, të cilat u zhvilluan në Shtëpinë Qendrore të Ushtrisë, që sot shërben si selia e Partisë Demokratike. /Dita/

ramiz alia