Please enter at least 3 characters.

"Kur ke tre djem, por futbollin ta trashëgon vajza" - brenda familjes së David Beckham

2018/05/GettyImages-916967770.jpg
141:"A model walks the runway at Victoria Beckham - fashion show February 2018 during New York Fashion Week on February 11, 2018 in New York City.
6:"JP Yim

David Beckham është ndër futbollistët më të mëdhenj në histori, ndërsa është edhe një baba shumë krenarë për fëmijët e tij.

Megjithatë, ai ka një peng! David ka treguar se ndjehet ‘zemërthyer’ për djemtë e tij, të cilët nuk luajnë futboll.

E ndryshe nga ta, motra e tyre e vogël, Haerper, e pëlqen shumë më shumë sportin se sa ata.

Këtë e ka treguar vet Beckham, i cili ka thënë se Harper tashmë e luan këtë sport, dhe për të voglën e tij është shprehur duke thënë se: “kjo lojë është për të”.

Në intervistën për The Graham Norton Show në BBC, 43-vjeçari ka thënë tutje se: “Haprer luan çdo të diel futboll dhe e adhuron".

"Djemtë nuk luajnë dhe kjo më thyen zemrën. Kanë talent por kjo është për Harper tani. Bëhem shumë entuziast kur e shoh”, ka thënë Beckham.

Djali i madh i Beckham, Brooklyn, ka pasion fotografinë, ndërsa djali i dytë, Romeo, pëlqen tenisin.

Dhe djali i tretë i familjes, 13-vjeçari Cruz, është i zoti në këndim, dhe talentin e tij e ka vënë në dukje e ëma e tij, Victotria Beckham. /Telegrafi/

Foto: Getty Images