Please enter at least 3 characters.

Kumanovë, 27.5 milionë denarë për mirëmbajtjen e ndriçimit publik

2016/12/kumanova-1.jpg

Komuna e Kumanovës do të ndajë 17.5 milionë denarë për mirëmbajtjen e ndriçimit të qytetit, 6 milionë denarë për ndërtimin e ndriçimeve të reja dhe 4 për rikonstriuimin e atyre ekzistuese.

Mjetet për financimin e programit për shfrytëzimin dhe mirëmbajtjen e ndriçimit publik në Kumanovë, do të sigurohen nga buxheti i komunës, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ndriçimet e reja do të vendosen në ndërtimet e reja që do të bëhen në qytet, me urdhër të komunës./Telegrafi/