Please enter at least 3 characters.

"Ku Je", kënga më e re nga Don Phenom

2020/02/dddd.jpg
15:"EGZONA SHIGJEQI

Reperi i njohur shqiptar, Don Phenom, ka prezantuar para publikut projektin më të ri muzikor.

"Ku je" mban titullin kënga e tij e re, të cilën e ka shoqëruar me një videoklip shumë të veçantë të realizuar pikërisht për këtë kohë.

Tekstin e ka shkruar vet reperi, kurse për 'beat-in' është përkujdesur ZIN BEATS.

Don Phenom (Foto: YouTube)

'Miles Video' po ashtu është kujdesur për videoklipin që tanimë është publikuar edhe në kanalin zyrtar, YouTube.

Ndërkaq, kjo këngë është realizuar nën producimin e 'Torch.

Don Phenom vitin që lamë pas gjithashtu lansoi albumin e ri "Kumara" që përmban gjithsej 13 projekte.

Ky album u mirëprit nga publiku dhe ka mbledhur miliona klikimesh në platformën YouTube. /Telegrafi/