KRU “Prishtina” zbulon dy kyçje ilegale në Veternik, paralajmëron vazhdimin e aksioneve
27/06/2026
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se gjatë ditës së sotme janë zbuluar edhe dy kyçje ilegale në rrjetin e ujësjellësit, në lagjen Veternik.
Përmes një njoftimi të publikuar në rrjetet sociale, kompania bëri të ditur se aksionet për identifikimin dhe largimin e kyçjeve të paligjshme do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.
‘’U zbuluan gjatë ditës së sotme edhe 2 kyçje ilegale në lagjen Veternik. Vazhdojmë me aksione”, thuhet në njoftimin e KRU “Prishtina. /Telegrafi/


