KRU Prishtina vazhdon aksionin, shkyçje nga rrjeti i ujësjellësit edhe në Bërnicë
15/04/2026
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar për vazhdimin e aksionit në terren, ku janë realizuar shkyçje nga sistemi publik i ujësjellësit edhe në fshatin Bërnicë.
Sipas njoftimit, këto veprime janë pjesë e një operacioni më të gjerë që po zbatohet në kryeqytet dhe zonat përreth, me qëllim të përmirësimit të menaxhimit të borxheve dhe identifikimit të lidhjeve ilegale në rrjetin e ujësjellësit.
Nga kjo kompani theksohet se aksioni do të vijojë edhe në ditët në vijim, duke synuar rritjen e disiplinës në pagesa dhe garantimin e funksionimit të rregullt të sistemit të furnizimit me ujë për të gjithë konsumatorët. /Telegrafi/


