Please enter at least 3 characters.

KRU "Mitrovica" paralajmëron ndërprerje të ujit në 10 zona në Mitrovicë

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” ka njoftuar se ekipet e mirëmbajtjes do të kryejnë intervenime në disa lokacione të Mitrovicës në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit.

Sipas njoftimit, punimet në rrjetin e ujësjellësit do të zhvillohen në Shipol, Koshtovë, Kqiq, Rahovë, si dhe në rrugët “Ukshin Kovaqica” dhe “Fahri Aliu”.

Ndërsa, intervenime në rrjetin e kanalizimit do të kryhen në rrugët “Lah Nimani”, “Ferat Dragaj”, “Mojsine Kokollari” dhe “Shtjefën Gjeqovi”.

KRU “Mitrovica” ka paralajmëruar se gjatë realizimit të punimeve mund të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë.

Kompania ka bërë të ditur gjithashtu se pas rikthimit të furnizimit, uji mund të jetë përkohësisht i turbullt. Në këtë rast, konsumatorët këshillohen ta lënë ujin të rrjedhë për disa minuta, derisa të kthjellohet. /Telegrafi/