Please enter at least 3 characters.

KRU “Gjakova” njofton reduktime të ujit në disa zona

KRU “Gjakova” ka njoftuar se, për shkak të temperaturave të larta, rritjes së konsumit dhe keqpërdorimeve të ujit të pijshëm, është vështirësuar furnizimi i rregullt me ujë në disa zona.

Sipas njoftimit, për të siguruar shpërndarje sa më të barabartë të ujit, nga sot do të aplikohen reduktime të përkohshme gjatë natës, nga ora 22:00 deri në 06:00.

Zonat që do të preken nga këto reduktime janë: Lipovec, Gërqinë, Demjan 1, Cërmjan dhe Rahovec.

Kompania u ka bërë thirrje qytetarëve që ujin e pijshëm ta përdorin me kujdes dhe vetëm për nevoja të domosdoshme.

Gjithashtu është bërë e ditur se ekipet e KRU “Gjakova” do të jenë në terren dhe ndaj keqpërdoruesve do të ndërmerren masa sipas rregulloreve në fuqi.

KRU “Gjakova” ka falënderuar qytetarët për mirëkuptim dhe bashkëpunim. /Telegrafi/