Please enter at least 3 characters.

Kroos tregon se është i lënduar dhe premton rikthim të shpejtë  

2018/12/Kroos-Real-Madridi.jpg
270:"ROME, ITALY - NOVEMBER 27: Toni Kroos of Real Madrid celebrates the victory after the group G match of the UEFA Champions League between AS Roma and Real Madrid at Stadio Olimpico on November 27, 2018 in Rome, Italy. (Photo by Paolo Bruno/Real Madrid via Getty Images)
12:"Getty Images

Toni Kroos ka zbuluar se ai humbi fitoren 2-0 të Real Madridit ndaj Valencias të shtunën mbrëma për shkak të problemeve me gjurin e lënduar.

Në mënyrë të pazakontë, Madridi nuk ka postuar asnjë përditësim të dëmtimit për mesfushorin qendror gjerman.

Por, është vet Kroos i cili e ka marrë përsipër këtë detyrë për t'i treguar ndjekësit e tij në mediat sociale për dëmtimin e tij.

"Përditësimi i shpejtë: Ende po punoj për problemet e mia në gju pas ndeshjes ndaj Romës".

"Kthehem sa më shpejt që është e mundur, si gjithmonë", ka shkruar Kroos në Twitter.

Dëmtimi i lojtarit i ka dhënë kohë më të madhe loje lojtarëve të rinj si Dani Ceballos, Fede Valverde dhe Marcos Llorente.

Reprezentuesi gjerman është në sezonin e tij të pestë në kryeqytetin spanjoll dhe ka ndihmuar klubin në tre tituj të Ligës së Kampionëve dhe titullin e La Ligas më 2017.

Ndryshe, Kroos ka shënuar 13 gola në 207 paraqitje për Los Blancos. /Telegrafi/