Please enter at least 3 characters.

Kroacia raporton dy të vdekur dhe 311 raste të reja me coronavirus

2020/09/slider_velika.jpg
141:"Split, 26.02.2020 - Trajekt Marko Polo iz Ancone stigao u splitsku luku. foto HINA/ Mario STRMOTIĆ/ ms

Selia Kombëtare publikoi një deklaratë të re mbi situatën me coronavirus në Kroaci.

Në Kroaci, 311 raste të reja të infeksionit me virus u regjistruan në 24 orët e fundit gjersa dy njerëz kanë ndërruar jetë.

Brenda një dite janë regjistruar 311 raste të reja me infeksion të virusit SARS-CoV-2 dhe numri i rasteve aktive në Kroaci është 2771, raporton index.hr.

Midis tyre, 285 pacientë janë në spital, nga të cilët 19 pacientë po trajtohen me oksigjeno terapi.

Që nga 25 shkurti, kur u regjistrua rasti i parë i infeksionit në Kroaci, një total prej 11,739 njerëz të infektuar me COVID-19 janë regjistruar deri më sot, nga të cilët 197 kanë vdekur dhe 8,771 janë shëruar. /Telegrafi/