Please enter at least 3 characters.

Krijuesi i "SpongeBob SquarePants", Stephen Hillenburg vdes në moshën 57 vjeçare

2018/11/ha2.jpg
341:"TOKYO, JAPAN - MARCH 23: Stephen Hillenburg, the writer of a U.S. cartoon "The SpongeBob SquarePants" poses with its charactor SpongeBob SquarePants at an event held at Tokyo International Anime Fair on March 23, 2006 in Tokyo, Japan. The film of this popular U.S. Cartoon will open on April 22 in Japan. (Photo by Junko Kimura/Getty Images)
12:"Getty Images

Krijuesi i "SpongeBob SquarePants", Stephen Hillenburg ka vdekur në moshën 57 vjeçare.

Lajmi u konfirmua nga Nickelodeon, që ka transmetuar seritë shumë të famshme të karikaturës që nga viti 1999, shkruan BBC, transmeton Telegrafi.

Në një deklaratë, kompania tha se shkaku i vdekjes së Hillenburg ishte sëmundja neurone motorike (e njohur edhe si ALS), një gjendje që ai zbuloi se ishte diagnostikuar me marsin e kaluar.

Hillenburg ishte regjisor i "The SpongeBob SquarePants" deri në vitin 2004.

"Ne jemi të trishtuar për të ndarë me ju lajmin për vdekjen e Stephen Hillenburg, krijues i 'SpongeBob SquarePants'", shkruhej në llogarinë zyrtare të Nickelodeon në Twitter.

"Sot po mbajmë një çast heshtjeje për të nderuar jetën dhe punën e tij".

"SpongeBob SquarePants" filloi transmetimin në vitin 1999 dhe ka më shumë se 200 episode të transmetuara. /Telegrafi/