Please enter at least 3 characters.

Krasniqi takon ambasadorin Abbott: Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë ta ndihmojë Kosovën

2021/07/219514748_345295903635813_5004449420774849629_n.jpg
12:"BERAT MURINA

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka pritur në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott.

Krasniqi ka thënë se "Mbretëria e Bashkuar është partnere strategjike e jona dhe do të vazhdojë ta mbështesë zhvillimin dhe fuqizimin e Republikës së Kosovës".

"Me Ambasadorin Nicholas Abbott, sot biseduam për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve tona, për zhvillimet politike në vend dhe për rolin që do të luaj PDK si lidere e opozitës në Kosovë", thotë Krasniqi. /Telegrafi/