Krahasimi komik i Ismet Munishit me ‘Rambon’ që ia bëri Enis Zabërgjës
Enis Zabërgja ishte i ftuari i radhës në podcastin që është prodhim i Telegrafit, “Arena e Yjeve”.
Ish-lojtari i shumë skuadrave kosovare ka rrëfyer shumë prapaskena, ndër to edhe një krahasim i Ismet Munishit me ‘Rambon’.
“Më mbetet merak që nuk jam bërë kampion edhe me Hajvalinë, pasi kam pasur dëshirë të bëhem kampion edhe me ‘Ismet Babën’”, ka rrëfyer fillimisht Zabërgja.
[transistor https://share.transistor.fm/e/b7b31821 expand=1 site_id=27059106]
“Kam kaluar shumë mirë më Ismetin, madje kam shumë momentet interesante me të”.
“Ishim duke luajtur kundër Dritës dhe pranova një top, ndërsa u mundova si më herët, por tashmë i kisha disa vite...”, ka zbuluar ish-lojtari më tej rastin interesant me Munishin.
Këtë podcast mund ta ndiqni në TV Dukagjini çdo të shtune nga ora 17:10, ndërsa nuk do të ishte i mundur pa përkrahjen e sponsorëve tanë KGM Kosova dhe Golden Eagle Energy Drink. /Telegrafi/


