Please enter at least 3 characters.

KQZ pritet që sot t’i shpallë rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve

2017/06/Kutia-zgjedhjet-votimet-2017-foto-Ridvan-Slivova-9.jpg
14:"Ridvan Slivova

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet që sot t’i shpallë rezultatet përfundimtare.

Edhe pse ishte paralajmëruar se shpallja e rezultateve përfundimtare mund të bëhej gjatë ditës së djeshme kjo nuk ka ndodhur.

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka në një intervistë për televizionin publik është shprehur se sipas të gjitha informacioneve që i kanë nga QNR dhe Sekretariati, sot do të jenë në gjendje t’i shpallin rezultatet përfundimtare.

Shpallja e rezultateve do të bëhet nëse PZAP dhe Gjykata Supreme nuk kanë pranuar ankesa nga asnjë subjekt politik lidhur me rezultatet e numërimit të 1806 pakove të fletëvotimeve të ardhura nga diaspora të cilat ishin votat e fundit që u numëruan.

Pas shpalljes së rezultateve partitë dhe kandidatët sërish kanë të drejtë të ankohen në PZAP dhe Gjykatën Supreme, nëse dyshojnë se u është bërë padrejtësi./Telegrafi/