KQZ miraton fletëvotimet për Zgjedhjet Lokale 2025
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), në mbledhjen e saj të 55-të, ka miratuar përmbajtjen dhe dizajnin e fletëvotimeve për Zgjedhjet Lokale që do të mbahen më 12 tetor 2025.
Fletëvotimet e reja do të përdoren për dy procese zgjedhore: Zgjedhjen e Kryetarëve të Komunave dhe Zgjedhjen e anëtarëve të Kuvendeve Komunale.
Për më shumë detaje dhe për të parë pamjen e fletëvotimeve, KQZ ka publikuar informacionin në faqen zyrtare: https://kqz-ks.org/kqz-publikon-fletevotimet-per-zgjedhjet-lokale-2025/
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në Kosovë e ka certifikuar të shtunën listën e votuesve për zgjedhjet lokale të 12 tetorit.
Të drejtë vote për t’i zgjedhur kryetarët e 38 komunave do të kenë 2 milionë e 69 mijë e 98 votues. Prej tyre, 43 mijë e 993 janë votues prej jashtë shtetit.
Votuesit jashtë shtetit do të mund të votojnë me postë prej 17 shtatorit.
Zyrtarë të KQZ-së kanë bërë të ditur se procesi zgjedhor do të organizohet në 938 qendra votimi me 2.625 vendvotime. /Telegrafi/


