Please enter at least 3 characters.

KPK publikon emrat e kandidatëve për prokurorë të rinj që kaluan testin me shkrim

2024/06/KPK-foto-Keshilli-Prokurorial-i-Kosoves-720x453-1-e1717334332697.jpg

Këshilli Prokurorial i Kosovës ka publikuar listën e kandidatëve për prokuror që kanë kaluar testin me shkrim.

Ky proces po zhvillohet në kuadër të rekrutimit të 24 prokurorëve të rinj.

Tesin e kanë kaluar 72 kandidatë, ndërsa listën me emrin e kandidatëve që e kanë kaluar testin me shkrim mund ta gjeni duke klikuar këtu.

Ndryshe, në test kanë marrë pjesë 281 kandidatë, prej tyre 150 djem dhe 131 vajza./Telegrafi/