Please enter at least 3 characters.

Kovac: Liverpooli është skuadër e madhe, duhet të japim 150 për qind 

2019/02/Niko-Kovac.jpg
336:"LIVERPOOL, ENGLAND - FEBRUARY 18: Niko Kovac, Manager of Bayern Munich speaks to the media during the FC Bayern Muenchen Press Conference ahead of the UEFA Champions League Round of 16 First Leg match between Liverpool and FC Bayern Muenchen at Anfield on February 18, 2019 in Liverpool, England. (Photo by Clive Brunskill/Getty Images)
12:"Getty Images

Trajneri i Bayern Munichut, Niko Kovac ka folur në konferencën për shtyp para ndeshjes së Ligës së Kampionëve ndaj Liverpoolit.

Bavarezët janë mysafirë të Liverpoolit në ndeshjen e vlefshme për 1/8-tën e Ligës së Kampionëve, e cila do të zhvillohet nesër (e martë) në Anfield.

Kovac ka thënë se kundërshtari i tyre është një skuadër e madhe, por qëllimi i tyre është të kalojnë në çerekfinale.

"Liverpooli është një skuadër e madhe, por edhe ne jemi të tillë", ka thënë fillimisht Kovac në konferencën për shtyp para ndeshjes.

"Ata gjithashtu do të kenë respekt për ne. Qëllimi natyrisht është të kalojmë tutje".

"Nëse Liverpooli jep 140 për qind, atëherë ne kemi nevojë për 150 për qind. Do të jetë një betejë e vërtetë".

"Atmosfera pa dyshim do të luajë një rol të rëndësishëm. Sidoqoftë, lojtarët e mi nuk janë të panjohur për ndeshje të mëdha si kjo".

"Duhet të jemi të fokusuar nga minuta e parë e ndeshjes", përfundoi trajneri kroat. /Telegrafi/