Please enter at least 3 characters.

Kovac: Boateng dhe Lewandowski qëndrojnë te Bayerni

2018/07/Boateng-Lewandowski.jpg
333:"BRUSSELS, BELGIUM - NOVEMBER 22: Jerome Boateng (L) of Bayern Muenchen congratulates opening goalscorer Robert Lewandowski during the UEFA Champions League group B match between RSC Anderlecht and Bayern Muenchen at Constant Vanden Stock Stadium on November 22, 2017 in Brussels, Belgium. (Photo by Dean Mouhtaropoulos/Getty Images)
12:"Getty Images

Trajneri i Bayern Munichut, Niko Kovac, ka paralajmëruar skuadrat e interesuara se Jerome Boateng dhe Robert Lewandowski nuk do të largohen këtë verë.

Kovac u prezantua zyrtarisht nga Bayerni sot (e hënë), si trajneri i ri i skuadrës më të madhe gjermane.

Por, në prezantimin e tij, trajneri kroat menjëherë duhej të shmangte pyetjet në lidhje me lojtarët Boateng e Lewandowski, të cilët kanë qenë të lidhur me Juventusin gjatë javëve të fundit.

"Boateng? Ai do të qëndrojë me ne. Unë kam biseduar tashmë me të",  ka thënë fillimisht Kovac në prezantimin e tij.

Niko Kovac (Foto: Bayern Munich/Twitter)

"Unë stërvita vëllanë e tij në Frankfurt dhe do të ndjehem mirë edhe me Jeromin, ashtu siç kam bërë me Kevin Princin".

"Lewandowski? Ai ka një kontratë me Bayernin deri në vitin 2021".

"Ai do të qëndrojë sepse ai është një element i rëndësishëm për klubin tonë", përfundoi trajneri kroat. /Telegrafi/